EULEX-i s`ka kërkuar heqjen e imunitetit të Limajt

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka deklaruar se prokurorët e EULEX-it nuk kanë bërë kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj.
Në një deklaratë me shkrim ky mision deklaron se “çështja e imunitetit është duke u sqaruar”.
Deputeti Limaj, ndaj të cilit EULEX-i ka lëshuar flet-arrestin nën dyshimet se ka kryer krime lufte, ka thënë një ditë më parë se është i gatshëm të heqë dorë nga imuniteti i deputetit, për t`a vënë në shërbim të drejtësisë.
Limaj dhe disa ish-pjesëtarë të UÇK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kanë kryer krime lufte në fshatin Kleçkë në vitin 1999.