E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente në autostradën Durrës-Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

Dy aksidente, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur janë shënuar gjatë mbrëmjes së të enjtes në autostradën Tiranë Durrës.
Aksidenti i parë, ka ndodhur në afërsi të fermës së Sukthit, ku si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me targa të huaja TV 97 52 26 ka mbetur i plagosur drejtuesi Ramadan Mani, 27 vjeç.
Mani është dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak, por nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Aksidenti i dytë është shënuar në të njenjtin aks disa orë më vonë.
Një automjet me targa të Tiranës, i drejtuar nga Frederik Paloka është përplasur me trafik ndarësen.
Për pasojë të aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit Ervis P, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak.
Sipas grupit hetimor shkak për dy aksidentet është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›