Ndotja e ambjentit ne Kine

Nivelet e ndotjes së ambjentit kanë arritur nivele vërtet shqetësuese në veri të Kinës. Autoritetet kanë marrë menjëherë masat duke bllokuar trafikun në disa zona dhe duke i kërkuar banorëve që të qëndrojnë brenda banesave ët tyre.
Sipas monitoruesve të ambasadës amerikane në Pekin indekse i ndotjes së ajrit ka arritur në 700 ndërkohë që shkalla 50 tregon një cilësi të mirë ajri.
Bashkia e Pekinit u ka kërkuar banorëve që të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë jashtë.
Televizioni shtetëror ka treguar se janë shtyrë dhe disa fluturime për shkak ët smogut, si dhe banorë që ecnin në rrugë me maska në fytyrë.
E ndërsa metereologët kanë paralajëmruar se mjegullnaja e dendur do të vazhdojë deri në fundjavë dhe në porte ka pasur pengesa.
Autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se numri i të sëmurëve me kancer në vend është rritur me 60 për qind në dekadën e fundit.