Sherr në Bulticë të Tiranës, plagosen 5 persona
Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti me armë në një local të fshatit Bulticë në Tiranë. Sipas policisëngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri që ka nisur nga një18 vjeçar me inicialet F.L . Ky i fundit ka qëlluar me një armë të tipit "Kallashnikov" në drejtim të shtetasve Rasim, Fadil dhe Aqif Xhabafti. Sikur të mos mjaftonte kjo , fill pas këtyre shkrepjeve një 25 vjeçar ka nisur të qëllojë në drejtim të tryezës ku gjendej adoleshenti duke lënë të plagosur nga pala tjetër dy persona, Abaz Lamin dhe Muharrem Nurjan, ky i fundit gjendej rastësisht në lockal. Të plagosurit kanë pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të gjymtyrëve dhe gjenden në spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të dy autorëve të ngjarjes.