Vlore lirohet ish-kreu i hipotekes

Arkiv Ish-kreu i hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, i arrestuar ditën e mërkurë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u la i lirë vetëm 24 orë pasi u prangos.
Banushaj u lirua pas urdhërit të nxjerrë nga prokuroria e rrethit të Vlorës.
Ky ishte arrestimi i dytë i Banushajt. Ai ka mbajtur postin e kreut të Hipotekës në qytetin e Vlorës deri dy vite më parë. Në vitin 2009 ai u arrestua po me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por sërish u la i lirë pas 3 ditësh në qeli.
Ai po hetohej në gjendje të lirë për një cështje që kishte gjithashtu lidhje me falsifikimin.
Burimet saktësojnë më tej se personi i arrestuar ka qenë në krye të zyrës së hipotekës së qytetit jugor dy vjet më parë.
Po të mërkurën, por gjatë paradites, uniformat blu të Vlorës vunë në pranga një shtetas hungarez që jetonte atje prej dy vjetësh.
Autoritetet lokale njoftuan se 55-vjecari Laszlo Vincze kërkohej nga drejtësia e vendit të tij për pastrim parash.
Ai jetonte në Vlorë me leje qëndrimi dhe punësimi dhe kishte krijuar firmën e tij “ELVIS L&M”, që dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.
Për këtë arsye nga ana e seksionit kundër pastrimit të parave në prokurorinë e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Lezhë, aksidentet, dy viktima
Dy aksidente pothuajse në të njëjtën kohë por në vende e ndryshme u kanë marrë jetën dy personave, një 40 vjecari dhe një fëmije 14 vjecar. Banda e Durrësit, nis mbrojtja e të pandehurve
Një muaj pas leximin të pretencës së prokurorit, avokatët mbrojtës të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, kanë nisur leximin përfundimeve në mbrojtje të klientëve të tyre. Vdekja e volejbollistit, reagon Drejtoria e Spitalit
Arrestimi i dy mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit ka tronditur një pjesë të mirë të stafit spitalor, ndërkohë që hetimi i brendshëm për vdekjen e volejbollistit 24-vjecar nuk është kryer. Gjirokastër, sekuestrohen armë gjahu
Nisur nga shqetësimi i disa banorëve të komunave malore të Gjirokastres, për prishjen e të mbjellave nga automjetet që përdoren nga shtetas të cilët kryejnë gjueti pa leje, Komisariati i Policisë Gjirokastër gjatë ditëve të fundit ka marrë një sërë masash duke ngritur shërbime në komunat malore për të bërë të mundur parandalimin e gjuetisë pa leje , si dhe për të parandaluar prishjen e të mbjellave të banorëve të këtyre komunave. Aksidentet rrugore, një i vdekur, katër të lënduar
Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur të enjten paradite pranë fshatit Rrajcë të Librazhdit, ku një makinë përfundoi jashtë rruge si pasojë e shkeljes së normave të qarkullimit rrugor.
Lajmet kryesore
Karburantet, arrestohen 14 zyrtarë
Raprezalje në Inspektoriatin e Metrologjisë, nën akuzë edhe drejtuesit
Ngrihet Komisioni i Reformës
Fyle: Pranë fundit të ngërcit
Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së