E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta para KQZ-së, mbështetës të PS-së nisen nga Korça

Protestës së organizuar prej disa ditësh tashmë para Komisionit Qëndrorë të zgjedhjeve i janë bashkuar edhe qytetarë nga Korça. Kësaj herë nuk kanë bllokuar asnjë aks rrugor, siç u veprua me rrugën nacionale Tiranë-Pogradec dy ditë më parë, por i janë bashkuar turmës në një tubim kundër vendimeve të KQZ-së rreth garës për bashkinë e kryeqytetit. Plot 10 autobusë dhe mjete private janë nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë nga qyteti i Korçës në drejtim të Tiranës. Dhjetra simpatizantë të Partisë Socialiste nën organizimin e përfaqësuesve dhe organizatorë të opozitës kanë marrë pjesë në protestën që socialistët po zhvillojnë sot para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku po numërohen fletët e kontestuara për bashkinë e Tiranës. 10 autobusë janë nisur që prej orës 5 të mëngjesit me simpatizantë, të cilët janë grumbulluar në qendër të qytetit të Korçës prej ku ka qenë e paracaktuar edhe nisja e autobusëve drejt kryeqyetit. Sipas të dhënave nga dega e Partisë Socialiste në Korçë protestës së organizuar para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i janë bashkuar rreth 400 persona, një pjesë e të cilëve kanë udhëtuar me autobusë dhe një pjesë jetër me automjete private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›