E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Do te pershkallezojme protestat popullore deri ne ikjen e Berishes

Opozita Te mos luhet me durimin. Po doli populli ne rruge nuk kthehet me mbrapsht

Opozita socialiste do te investohet deri ne fund per te mbrojtur ate qe e quan vota e popullit sovran. Edhe njehere dje kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka dale ne nje konference per shtyp ku me shume sesa ka denoncuar ate cfare po ndodh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka paralajmeruar pasojen e perfundimit te nje procesi te shumekontestuar. Ai ka folur per zgjerim te rezistences ne te gjithe Shqiperine per nje pershkallezim te saj deri ne sakrificen e fundit. I siguroj te gjithe se voten e popullit sovran do ta mbrojme deri ne fund me cdo sakrifice u shpreh ai. Nisur nga pervoja e deritanishme e pas vitit 2009 qe zbuloi edhe menyren e reagimit te PS-se ndaj problemeve qe lidhen me voten mund te mendohet se skenari i forte opozitar me gjase do te jete nje intensifikim i teknikave te ndjekura edhe deri tani. Keshtu nje bllokim i rrugeve nacionale me ore me te zgjatura apo edhe me dite mund te pritet si nje veprim qe medoemos prodhon efekte konkrete politike. Nje sinjal rreth kesaj qasjeje ndaj krizes dhe perdorimit te ketij reagimi e ka bere vete edhe Rama i cili nuk ka munguar te beje vleresime maksimale per shprehite e revoltes se popullit shqiptar. Rezistenca qytetare do te perhapet ne te gjithe Shqiperine. Qytetaret do te thirren ne pershkallezimin e reagimit. Kush luan me durimin e ketij populli luan me nje fuqi qe po doli ne rruge nuk kthehet me mbrapsht eshte shprehur Rama. Ky eshte ndoshta edhe hapi me i fundit ne radikalizmin e gjuhes ne komunikimin politik i cili po kerkon te ndertoje nje klime tensioni ku reagimi i forte mandej behet reflektiv. Madje Rama ka nenvizuar edhe krijimin e premisave te nderprerjes se ketij komunikimi me qarte ne terminologjine e Edi Rames qe dje ka folur edhe per prishjen e bashkejeteses demokratike ne vend. Paprekshmeria e votes eshte themeli i bashkejeteses demokratike. Saliu beri sikur nuk degjon zerin e popullit sovran. Saliu ben dhe sikur nuk ka lidhje me historine e ketij vendi. shte koha te marrim ne dore fatin e atdheut. Po cenohen ekuilibrat demokratike te vendit ka vijuar ai. Nese fjalet e tij do te gjykohen si premisa per veprime te metejshme te opozites atehere eshte e qarte se kriza politike qe pason zgjedhjet e pushtetit lokal te mbajtur me 8 maj ende nuk eshte pare mire. Ajo qe merr rendesi ne kete kontekst zhvillimesh eshte fakti se ligjerimi politik dhe akuza e opozites i eshte mbivendosur punes se KQZ-se duke e bere kete te fundit shume te ekspozuar ndaj gjykimit kritik te opinionit publik. Ne nje plan prapakthyes skenari i paralajmeruar i socialisteve nese do te vihet ne zbatim ka rastin te deshmoje per shqiptaret se cfare realisht eshte mosbindja civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›