E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita serish dy protesta para KQZ Jo rezultatit ne tavoline

Kerkesa e PS-se ne Kolegjin Zgjedhor i paraprin finalizimit te procesit te vleresimit te votave te kontestuara Mitingu

Revolta kryesore socialiste ndaj procesit te Tiranes qe po zhvillohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve eshte perqendruar ne dyert e ketij institucioni. Sikurse ne ditet e meparshme edhe dje anetare dhe simpatizante te PS-se se bashku me deputete te saj jane grumbulluar qe ne oret e paradites duke e shoqeruar mbledhjen e radhes se KQZ-se me fjalime dhe thirrje kunder qeverise dhe asaj qe konsiderohet si manipulim i rezultatit ne tavoline. Perfaqesues te larte politike kane mbajtur fjalime te njepasnjeshme ku kane denoncuar procesin qe ka zene vend ne KQZ e qe po e zhvendos vullnetin e zgjedhesve ne nje tavoline vendimmarrese e kontestuar gjeresisht nga publiku. Te gjithe te majte dhe te djathte nepermjet medias numeruan me transparencen maksimale te gjitha votat. U shpall fituesi. do demokrat e di sot shume mire se pasi u shpall rezultati per nje keqkuptim shume prej demokrateve vrapuan me flamuj per te festuar sipas tyre fitoren. Une kam nje pyetje sot perpara gjithe publikut Po ta kishin fituar ata a do te mblidhej sot ky Komision Qendror Zgjedhjesh A do te mblidhej sot ky Komision Qendror Zgjedhjesh ne qofte se kandidati i PD-se do te shpallej fitues i zgjedhjeve tha ne fjalen e tij para mbeshtetesve ish-kryeministri socialist deputeti Pandeli Majko. Ai ka lene te kuptohet se ajo qe po ndodh ne KQZ eshte shprehje e urdhrave politike te cilat me kete shfaqje sipas PS-se kane demtuar deri ne fund te gjithe procesin zgjedhor. Krahas tij edhe Namik Dokle nje nga figurat kryesore te selise roze ka nenvizuar pergjegjesine e rende ligjore qe peshon mbi vendimmarresit ne KQZ qe ne veshtrimin e opozites po shkelin ligjin ne fuqi. Sali Berisha ka 20 vjet qe ne historine e Shqiperise mund te meritoje vetem nje emer manipulim i paskrupullt i votes se lire te popullit. Por ndryshe nga cdo here tjeter kur vidhte naten e qante diten kur vriste naten e qante diten sot nuk mund ta beje kete se ne drite te diellit nuk fshihet vjedhja e tij manipulimi i tij maskarada dhe krimi elektoral i tij. Ristanit atje brenda i themi cdo dite e me shume cdo ore e me shume cdo minute e me shume se po futet thelle ne gropen e nenit 24 te Kodit Penal tha nder te tjera ai. Duke iu referuar kandidatit demokrat Lulzim Basha Dokle ka risjelle akuzat per vrasjen e 21 janarit ne nje paralele akuzash per krime qe tanime jane zhvendosur ne planin zgjedhor. Edhe gjate pasdites socialistet jane grumbulluar para selise se KQZ-se ku kane vijuar ritualin e fjalimeve dhe protestes publike po qe ditet e fundit ka shmangur konfrontimin fizik me forcat e policise qe jane vendosur ne perimetrin e institucionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›