Protesta para Kuvendit, i bashkohet Berisha dhe Meta

Sali Berisha i rrethuar nga mbështetësit e tij dhe deputetët e përjashtuar doli nga selia blu duke iu bashkuar protestës së opozitës që po zhvillohet para godinës së Kuvendit.
Më herët edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar protestuesve.
Për të tretën herë demokratët janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e tij.
/rtsh.al/