E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov, Jeremiq: Qëndrime të njëjta për Kosovën

Qëndrimet e Rusisë dhe të Serbisë, për çështjen e Kosovës, në tërësi përputhen, kanë deklaruar sot në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiq.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas bisedimeve, të dy ministrat kanë thënë se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 dhe në dialogun Beograd – Prishtinë.

Jeremiq ka thënë se “praktikisht nuk ka kurrfarë ndryshimesh në marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë”, pasi Beogradi e ka fituar statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian. (REL)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›