Njohja nga Nigeria ende e paqartë

Duke marrë si shembull krijimin e marrëdhënieve diplomatike mes Nigerisë dhe Britanisë së Madhe, përmes hapjes së dhomës përfaqësuese, të cilën beson se edhe Kosova së shpejti do ta hapë në Nigeri, Pacolli tha se nota verbale nuk është i vetmi instrument i njohjeve.
“Njohjet nga një shtet siç ne normalisht i kuptojmë, i kuptojmë me një notë verbale që vjen, por nuk është nota verbale i vetmi instrument i njohjeve. Kur një shtet të njeh, ta hap rrugën që ta hapësh shtëpinë tënde diplomatike dhe ekonomike në atë shtet”, ka thënë Pacolli.
Këto komente, zëvendëskryeministri Pacolli i bëri pas takimit me një delegacion nga Nigeria, të udhëhequr nga guvernatori i shtetit Imo të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha. Ky i fundit nuk dha përgjigje të qartë nëse Nigeria e njeh shtetin e Kosovës.
Nigeria “Fakti që unë jam këtu tregon se raportet e mira mes Nigerisë dhe Kosovës, por kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ne këtu jemi që t’i informojmë kosovarët që në shtetin Imo ka një marrëdhënie që po zhvillohet ndërmjet dy vendeve dhe marrëdhënia e tregtisë tashmë u vendos që të themelohet, gjë që është një hap i duhur në drejtimin e duhur”, tha Okorocha
Guvernatori nga Nigeria tha se vendi i tij, ka nevojë për mundësi të reja dhe në këtë drejtim ftoi kompanitë e Kosovës që të shkojnë në Nigeri të zhvillojnë aktivitetin e tyre, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, termocentraleve dhe bujqësisë. (Indeksonline)