PD: Rama, skenar për të diskredituar zgjedhjet

Në një prononcim për mediat, kryesuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, tha se këto qëndrime të përditshme dhe konfliktuale i kanë lodhur tashmë qytetarët.
“Perdja ka rënë tashmë, sepse qytetarët e kanë dhënë mesazhin e tyre: mjaft më me luftë politike. 1 milion e 600 mijë shqiptarë kanë votuar në këtë proces zgjedhor dhe zëri i tyre u dëgjua”, nënvizoi përfaqësuesja e selisë blu.
Ajo kujtoi se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga partitë politikë që të presin me maturi përfundimin e procesit zgjedhor si dhe të pranojnë vendimin e institucioneve të pavarura, pa i sulmuar.
“Rama, në Asamblenë e radhës së PS-së sulmoi hapur Kolegjin Zgjedhor dhe kërcënoi që nuk do të pranojë asnjë rezultat nëse nuk është në favor të tij”, nënvizoi Tabaku.
/Start/
2011-07-03 16:06