E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier automjeti perplaset me murin humb jeten drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në unazën lindore të qytetit, rruga ''Nuredin Aliu''. Automjeti tip benz me targa AA 693DG i drejtuar nga Sokol Nani 34 vjeç nga Fieri ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur anësor në rruge. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen 34 vjeçari dhe është plagosur pasagjeri shtetasi belg Perparim Shaqiri 32 vjeç. Të dhënat e para të policise rrugore flasin për shpejtësi të lartë të automjetit si dhe drejtim në gjendje të dehur nga ana e viktimës së këtij aksidenti. Ekspertët dhe policia po vazhdojnë hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›