E Premte, 6 Nëntor 2026

Protesta te bashkia, ndalohet 38-vjeçari nga Kurbini

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se ka ndaluar 38-vjeçarin E.V. Ai akuzohet për 4 vepra penale, që lidhen me dhunën e ushtruar gjatë protestës së thirrur tek Bashkia e Tiranës nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” dhe një pjesë e opozitës.

Policia e Tiranës bën të ditur se 38-vjeçari me inicialet E.V, banues në Kurbin akuzohet për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Protesta u zhvillua të martën në mëngjes, ndërsa një ditë më parë Policia njoftoi se kishte proceduar 12 persona për akuzën e dhunës në protestë ose thirrje për dhunë në protestë.

Protesta me molotov te Bashkia, Policia procedon 12 persona

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›