E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të fuqishme në Siri për vrasjen e palestinezëve

Damask -Edhe Siria është përfshirë nga protestat e fuqishme për të kundërshtuar me forcë sulmin izraelit në Gaza të Palestinës, ku kanë vdekur rreth 300 persona e qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Protestuesit kundërshtonin "agresionin izraelit" në Gaza dhe kundër "heshtjes" së regjimeve arabe.

Manifestuesit shkuan në sheshin Youssef al-Azmeh, duke valëvitur flamuj me ngjyrat palestineze dhe siriane, si dhe flamujt e gjelbër të lëvizjes Hamas dhe të verdhë të Hezbollahut libanez. Ata mbanin fotografi të presidentit sirian, Bachar al-Assad. "Studentët e Sirisë denoncojnë agresionin sionist barbar në Gaza", "Hiqni bllokadën ndaj Gazës", shkruhej nëpër parulla.

Televizioni shtetëror sirian tregoi manifestues duke djegur flamuj izraelitë dhe amerikanë. "Ne denoncojmë heshtjen e regjimeve tradhëtare arabe, ne pyesim për ç'arsye ata po heshtin", deklaroi një manifestues në televizionin sirian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›