E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijëra persona protestojnë në Jemen pro palestinezëve

Sanna - Mijëra persona kanë protestuar sot në kryeqytetin e Jemenit në Sanaa, në një manifestim në mbështetje të palestinezëve të Rripit të Gazës me thirrjen e partisë në pushtet, të grupimeve të opozitës dhe të shoqatave të ndryshme. Në një prej parullave të manifestuesve dënohej heshtja e arabëve përballë sulmeve izraelite të filluara dje kundër lëvizjes palestineze Hamas, që kanë shkaktuar më tepër se 270 të vdekur.

"Deri kur do të zgjasë heshtja, arabë zgjohuni!", shkruhej në këtë parrullë që valëvitej nga turma që hidhte sllogane kundër Izraelit.

Sipas mediave të Jemenit, presidenti Ali Abdallah Saleh bëri thirrje që dje për mbajtjen e një samiti të jashtëzakonshëm arab me pjesëmarrjen e grupeve kryesore palestineze me objektiv pajtimin e këtyre lëvizjeve, sidomos Hamasit dhe Fatahut të presidentit Mahmud Abas.

Drejtuesit e Lidhjes Arabe do të mbajnë të premten në Doha një samit të jashtëzakonshëm për sulmet izraelite kundër Hamasit në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›