Protesta të reja kundër Putinit në Moskë

Një zinxhir njerëzor i përbërë nga dhjetëra mijëra persona u formua, ndërsa në rresht për një, protestuesit realizuan një unazë gjigante në kryeqytetin rus.
Lëvizja vjen vetëm një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku kryeministri Putin kërkon një mandat të tretë në krye të Kremlinit, pasi që e ushtroi këtë funksion nga viti 2000 deri në vitin 2008.
Zinxhirët njerëzorë janë parë për herë të parë në lëvizjet që sollën pavarësinë në vendet baltike në vitin 1989, kur atëherë protestohej kundër Moskës.
Pavarësisht kundërshtive në rritje brenda vendit dhe polemikave për zgjedhjet parlamentare jashtë standardeve, të mbajtura në fillimin e vitit, Putin duket se ka një epërsi të qartë ndaj të gjithë rivalëve të tjerë.
Një sondazh i kryer më parë gjatë javës tregoi se aktualisht, 59-vjeçari zotëron 65 për qind të preferencave, i ndjekur nga komunistët, kandidati i të cilit pritet të sigurojë rreth 20 për qind të votave.