Siri: Sot referendumi për ndryshimet kushtetuese

Në Siri po mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese, ku votuesit do të deklarohen për miratimin e Kushtetutës së re.
Pos reformave të tjera, në këto ndryshime përfshihet edhe përfundimi i pushtetit njëpartiak, që në këtë vend është I pranishëm prej pesë dekadash.
Votimet po mbahen në periudhën kur dhuna është intensifikuar në disa territore, gjatë ditëve të fundit.
Grupet opozitare siriane, jashtë Sirisë, bënë me dije se disa persona janë vrarë gjatë luftimeve të djeshme.
Këto grupe dhe shumë qeveri, e kanë kritikuar mbajtjen e referendumit, në kohën kur forcat qeveritare siriane po sulmojnë grupet opozitare në disa qytete, gjatë dhunës e cila po vazhdon tani e 11 muaj, ndërsa nuk shihet ndonjë përfundim eventual i saj.