E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të reja të opozitës në Rusi

Mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Moskë dhe në Shën Petërsburg, për të marrë pjesë në protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve për Dumën shtetërore.

Në Moskë, “mijëra njerëz “kanë shkuar në Avenynë Saharov, që është vendi ku u zhvillua protesta.

Aleksandër Riklin, nga Lëvizja Solidariteti, deklaroi se në protestë ishin tubuar më shumë se 40 mijë njerëz.

Në anën tjetër, protestat e thirrura nga grupet opozitare kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare janë mbajtur në qytetet e mëdha të pjesës lindore të Rusisë,

por pjesëmarrja u raportua të ketë qenë e ulët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›