Eshton shpreh keqardhje ndaj Timoshenkos

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Eshtonka shprehur keqargdhjen për dështimin e kërkesës së kryeministres ukrainase Julia Timoshenko dhe rikujtoi autoritetet ukrainase se respekti për sundimin e ligjit është i nevojshëm për të pasur marëdhënie më të mira me BE-në.
Eshton ka lëshuar një deklaratë duke shprehur shqetësimin në lidhje me vendimin për shpalljen fajtore dhe dënimin me shtatë vite burg të Timoshenkos.
Më tej ajo tha se procesi i apelit nuk ka adresuar në mënyrë të qartë të metat e gjykimit fillestar, duke u shprehur se“çështja e drejtësisë selektive në Ukrainë vazhdon të kërkojë vëmendje".
Gjatë javës, BE ka kundërshtuar nënshkrimin e një marrëveshje për tregtinë e lirë me Ukrainën, duke thënë se fillimisht Kievi duhet të zgjidhë rastin e liderës së burgosur të opozitës.
Timoshenko, një kundërshtare e presidentit Viktor Janukoviç, u dënua në muajin tetor për shpërdorim të detyrës gjatë një marrëveshje të gazit me Rusinë në vitin 2009.