E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderi rus blen Monacon

Një miliarder rus ka kompletuar blerjen e klubit francez të futbollit, Monaco. Kompania e Dmitry Rybolovlev, Monaco Sport Invest tani ka në pronësi dy të tretat e klubit.

Monaco është në pozitën e fundit të ligës së dytë franceze me një fitore nga 18 ndeshje. Ajo fitoi titullin në Ligue 1 më 2000 dhe ishte finalist në Ligën e Kampionëve më 2004.

Pronari i ri ka premtuar se do të investojë së paku 130 milionë dollarë brenda katër viteve të ardhshme. Rybolovlev është në mesin e 100 njerëzve më të pasur në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›