Wulff: Të luftohet urrejtja kundër të huajve

Në fjalimin e Krishtlindjeve, presidenti gjerman, Christian Wulff, ka bërë thirrje për një shoqëri të hapur.
Në Gjermani nuk ka vend për urrejtje ndaj të huajve, dhunë dhe ekstremizëm politik, tha presidenti gjerman, duke pasur parasysh këtu serinë e vrasjeve të kryera gjatë viteve të fundit nga një grupi neo-nazist nga landi i Thuringenit.
Në fjalimin e tij, presidenti gjerman paralajmëroi për vëmendje dhe gatishmëri për demokracinë, lirinë dhe jetën e të gjithë qytetarëve gjermanë.
Nga ana tjetër, presidenti gjerman tentoi të trimërojë qytetarë në këto kohëra të krizës.
Ai tha se është i sigurt se do të ketë rrugëdalje nga kriza dhe se Gjermania mbetet e solidarizuar me Evropën.