E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernd Fischer: Aleanca PS-LSI, shenjë e politikave personale

Bernd-FischerTiranë- Në një prononcim eksluziv për Gazeta Shqiptare, analisti i njohur amerikan, Bernd J. Fischer, analizon paktin e fundit midis LSI dhe PS si dhe ngjarjet më të fundit në KQZ. Sipas tij, pakti PS-LSI konfirmoi edhe njëherë se politika shqiptare varet nga pushteti personal i një grushti politikanësh elitar.

Ky akt në dukje i rastësishëm nga ana e Ilir Metës e vë theksin edhe njëherë tek natyra shumë personale e politikës Shqiptare. Nuk kishte ndonjë diferencë të dukshme në politikë apo ndonjë vizion politik të kundërt që çoi në këtë përçarje, – thotë Profesori dhe Drejtori i Departamentit të Historisë në Universitetin e Indianës në Fort Wayne.

Fischer mendon se LSI mund të fitojë më shumë në zgjedhjet e ardhshme nëse Ilir Meta largohet nga kjo parti duke e lidhur këtë me reputacionin e tij. Padyshim, partia e tij do të dilte më mirë në sondazhe nëse ai do të largohej.

Nëse Shqipëria do të ishte një shtet i bazuar në sundimin e ligjit, z.Meta do të ishte larguar nga politika shumë kohë më pare. Si rezultat i faktit se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ende vuan nga korrupsioni i shumëp-ërhapur, z.Meta vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm dhe ai mund të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të Qershorit, – thotë ai. Së fundmi, ai komenton gjatë rreth heqjes së anëtarit të LSI nga parlamenti i bindur i Berishës duke e quajtur këtë një tjetër goditje ndaj procesit elektoral në Shqipëri. Ai nuk harron të thotë se ato që sot e ndihmuan qeverinë Berisha të dalë në breg do ti humbin pozitat e tyre në qershor.

/Gazeta Shqiptare/Balkanweb/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›