E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziver Veizi viktima e pare e ardhur ne Spitalin Ushtarak

Familja Veizi ne fshatin Zenelaj te rrethit Gjirokaster ka hapur dyert per te pritur ngushellime per humbjen e Ziverit 44- vjecar


44-vjecari nga qyteti i Gjirokastres Ziver Veizi eshte viktima e pare e mberritur ne urgjencen e Spitalit ushtarak ne kryeqytet. Megjithese mjeket kane luftuar per minuta te tera me vdekjen e kane pasur te pamundur per te kthyer ne jete gjirokastritin 44-vjecar. Sipas bluzave te bardha viktima ka pasur plage te ne koke me arme zjarri cka i kane shkaktuar atij vdekjen pothuajse te menjehershme. E ndersa pas tij ne urgjencen e Spitalit Ushtarak kane mberritur nje numer i madhe te plagosurish gjetja e viktimave ka qene nje tjeter traume per te afermit e tyre.


NikoVeizi vellai i viktimes per minuta te tera nuk eshte lejuar qe te futet ne urgjence qofte edhe per te identifikuar trupin e pa jete te 44-vjecarit. Hyrja e Spitalit ushtarak per ore te tera ka qene e bllokuar nga nje kordon i forcave te ushtrise qe nuk kane lejuar asnje civil te depertoj ne urgjence qofshin keto edhe te aferm te viktimave. Kjo ka shkaktuar nje kauze te plote ku dhe Niko Veizit nuk i ka mbetur gje tjeter vecse se vajtoje per te vellane ne hyrjen e spitalit.


Ka ardhur ne spital pa ditur nese i vellai gjendej i vdekur por thjeshte per ta kerkuar mes numrit te madh te te plagosurve qe pati gjate demonstrates se djeshme. Kane qene pikerisht mjeket ata qe i kane konfirmuar qe ndermjet tri viktimave njeri prej tyre ishte pikerisht vellai i tij Ziver Veizi.


Hapen dyert e mortit


Familja Veizi ne fshatin Zenelaj te rrethit Gjirokaster ka hapur dyert per te pritur ngushellime per humbjen e Ziverit 44-vjecarit qe humbi jeten gjate protestes se opozites ne kryeqytet. Dhembja eshte teper e madhe dhe fjalet per te ngushelluar te pakta. Ka lene Selanikun ku qendronte prej disa kohesh tek e motra per te ndjekur bindjet e tij politike dhe per te qene pjese e protestes se opozites.


Familjaret dhe fshati i vogel e njihnin idealin e tij te flakte socialist ndaj askush nuk u habit kur u tha se ishte kthyer enkas per mitingun. I njohur si mbeshtetes i flakte ne rrethet e Partise Socialiste ne Gjirokaster ai ka marre pjese edhe ne protesta te tjera te organizuara nga opozita ne Gjirokaster dhe Tirane gjate vitit te kaluar.


Lajmin e humbjes se 44- vjetarit Ziver Veizi e kane marre nepermjet medias. U nis sot heret ne mengjes. Ne oren 04.45 doli nga shtepia dhe ne 6.30 u nis nga Gjirokastra me autobusin qe ishte vene ne dispozicion. Ishte i flakte per Partine Socialiste.


Do e rrezojme qeverine thoshte. E mora vesh nga televizori qe humbi jeten-shprehet vellai i tij i madh i cili ne dhomen e burrave pret te aferm miq e bashkefshatare. Ndersa miku i tij i ngushte tregon ngulmimin e Ziverit per te marre pjese ne proteste. Ishte ne Selanik dhe u kthye.


E pyeta pse nuk qendroi edhe disa dite dhe me tha qe erdha te marr pjese ne demonstrate. I thashe Te keqen vellai une e ti jemi te semure nuk kemi mundesi te ndjekim PS-ne e PD-ne. Rri ne shtepi se ne na shtypin na marrin neper kembe turma e na ve perpara. Nuk me degjoi kishte bindjet e tij dhe duhej te vinte. Ngjarje te tilla nuk ia urojme askujt po pushteti nuk mbahet me dhune dorezoja jepja nje tjetri ta provojme dhe ate tjetrin se ne tere jeten kete pune kemi bere- shprehet ai.


44- vjecari ishte i divorcuar dhe ka dy femije. Me statusin invalid ai kishte kaluar ne komisionin e kempit 3 muaj me pare duke fituar nje pagese prej 8 mije lekesh ne muaj. Nisur nga motive shendetesore e motra ne Selanik e ka lutur te qendroje per te pushuar po ai ka kembengulur per te qene prezent ne protesten e 21 janarit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›