E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne demonstrate edhe nena e Edi Rames

Aneta Rama ka marre plage te lehta ne koke pas shkembimeve te para te zjarrit


As nena e kryetarit te partise Socialiste nuk i ka shpetuar pergjakjes se djeshme ne demonstraten e zhvilluar ne bulevardin kryesor te Tiranes. Aneta Rama ka mbetur dje e plagosur menjehere pas nisjes se shkembimeve te para te zjarrit ne bulevard ku mes dhjeterave te plagosur ka rezultuar edhe nena e Edi Rames.


Si cdo aktivitet tjeter te djalit te saj Aneta ka ndjekur dhe dje demonstraten e organizuar ne bulevard por nuk ka qene nje nder mijera protestuesve te shumte.


Ajo ka preferuar te ndjeke dinamiken e ngjarjeve ne nje prej lokaleve kryesore te bulevardit Deshmoret e Kombit por dhe aty nuk i ka shpetuar pergjakjes. Atehere kur situata eshte acaruar tej mase aty rreth ores 16-te ajo eshte afruar ne ballkonin e nje prej lokaleve tek Kullat Binjake per te mundur te pare situaten me nga afer.


Por pikerisht ne kete moment kane filluar te shtenat e para te armeve nga ana e efektivave te policise. Kane qene disa copa xhami te thyera nga dritaret e godines te cilat i kane rene ne koke Aneta Rames duke i shkaktuar asaj demtime ne koke.


Menjehere ne ndihme zonjes Rama i ka ardhur nje numer i madh i personave qe po ndiqnin situaten nga lokalet perbri rruges. Me pas ka qene deputeti Fatmir Xhafa ai qe ka terhequr ne ambientet e brendshme te lokalit nenen e Edi Rames duke i dhene asaj dhe ndihmen e pare mjekesore.


Pervec traumes se pesuar Aneta Rama nga goditjet e pesuar nga ka pasoja. Me pas ajo nuk eshte lejuar me nga drejtues politik te Partise Socialiste te ndiqte situaten nga afer por nepermjet televizionit ku ishin mberthyer dhjetera njerez qe ndiqnin me kersheri dhe dramacitet ate qe ndodhte ne bulevardin kryesor te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›