Protesta zgjerohet në rrethe/ Nga Korça, Elbasani, Vlora dhe Durrësi! Gjimnazistë dhe studentë marshojnë në rrugë! Thyejnë xhama dhe djegin kosha
Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shtrirë edhe jashtë Tiranës.
Të rinj kanë dalë në rrugë në Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës, duke braktisur mësimin dhe i janë bashkuar lëvizjes që prej ditësh ka përfshirë kryeqytetin.
Tubimet në disa prej qyteteve janë shoqëruar me tensione. Sipas raportimeve, protestuesit kanë thyer xhama dhe kanë djegur kosha mbeturinash.
Përhapja e protestave në disa qytete vjen në një kohë kur studentët dhe gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe po vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në rrugë.