E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta

Ilir Saqellari
Partia Socialiste thote se po pergatitet mbi bazen e kerkesave ne rritje nga qytetaret e mbare vendit, per nje tjeter tubim te madh ne Tirane dhe se po shkohet drejt bashkerendimit me opoziten te procesit pergatitor, organizimit te detajeve te tjera, qe nga financimi deri tek dekori, si dhe te nje date te mundshme per ta zhvilluar. Banore te kryeqytetit dhe te qyteteve te tjera u jane drejtuar organizatave baze te PS-se, duke kerkuar mbeshtetje per pershkallezimin e metejshem te protestave. Te mbeshtetur nga opozita, ata pritet "te zbarkojne" serish ne shesh per te protestuar kunder keqqeverisjes dhe politikave te ekzekutivit te drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Qytetaret nuk pajtohen me menyren e drejtimit te vendit, ndersa opozitaret jane te palekundur per t'i mbeshtetur ne kerkesat e tyre. Sipas socialisteve, edhe pas tubimit te zhvilluar me 21 dhjetor ne sheshin "Skenderbej", qytetaret vazhdojne te kerkoje mbeshtetje per organizimin dhe zhvillimin e protestave te tjera. Kryetari i PS-se se Tiranes, Besnik Baraj, i tha dje "Korrierit" se, qe pas 21 dhjetorit dhe ne keto dite te para te janarit te 2008-es, ne organizatat baze te PS-se vazhdojne te mberrijne kerkesa per tubime, aq me shume qe nuk ka kurrfare ndryshimi ne politikat e qeverise dhe vecmas te Berishes. Sipas Barajt, perfshi qendrimin politik te PS-se, qeveria nuk mund te vazhdoje me te njejtat veprime qe kane renduar shtetasit, pa dalluar kategori apo shtresa, te punesuar ose jo, pensioniste apo te rinj. Keto politika sipas PS-se, jane te vazhdueshme qe prej me shume se dy vjetesh, qekurse PD-ja mori pushtetin. Besnik Baraj, tri here ish-zevendesminister si dhe udheheqes i nje nisme ambasadoresh ne Ministrine e Mbrojtjes per NATO-n, tregon se afrimi i qytetareve me kerkesa per te tjere tubime eshte i lidhur ngushte me uljen e nivelit te jeteses, shtremberimin e politikave ne te mire te tyre dhe per me teper, e thjeshtuar, cmimet e rritura, kufizimin e furnizimit me energji, humbje te besimit tek strukturat e shtetit, keqperdorim te titujve te pronesise, apo deri tek demtimi i ambientit. Per Besnik Barajn, pas pervojes ne Ministrite e Integrimit, Mbrojtjes dhe Mjedisit, shihet se politikat e qeverisjes nuk kane shenuar permiresime, gje qe ka shtyre jo vetem anetaresine e PS-se apo opozites se gjere, por cilindo banor te ketij vendi qe te kerkoje reagim qytetar. "Edhe pas protestes se dhjetorit nuk shohim asnje permiresim. Per kete arsye, protestat mund te vazhdojne. Qe pas protestes, kane mberritur prape kerkesa per te dale ne miting. Zona te vecanta madje, kane qene edhe me kerkuese. Sidomos zona e Kombinatit, ku ka me shume mungese dritash", - sqaroi ne menyre me te detajuar Besnik Baraj. Ai shtoi se qytetaret vazhdojne te kene te njejtat argumente per te cilat dolen ne proteste ne fundvitin e 2007-es ne sheshin qendror te Tiranes. Ditet e para te 2008-es edhe ulja e kufizimeve te energjise elektrike nuk i ka bindur qytetaret te qendrojne duarkryq. Vec Barajt, qe thekson se kerkesat e qytetareve te Tiranes vazhdojne te jene te pranishme, burime te organizimit ne PS konfirmuan se edhe ne rrethe, ne organizata ka mberritur nje numer jo i vogel thirrjesh per te vazhduar protestat. Socialistet serish do te mbeshtesin deshiren e qytetareve per te protestuar dhe do te jene krah tyre ne shesh, ashtu sikurse ndodhi ne Tirane e disa qytete te tjera te vendit ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. "Padyshim qe ne do te mbeshtesim cdo kerkese qe vjen per te protestuar nga qytetaret. Qeveria nuk ka dhene asnje zgjidhje. Per kete arsye nevoja e protestave eshte evidente. Ka ende nevoje per protesta, sepse qeveria nuk ka dhene zgjidhje afatgjata per asnje problem. Para protestes i ulen kufizimet e energjise elektrike. Kete e bene vetem per te ulur indinjaten e qytetareve. Aktualisht, serish kufizimet jane ulur, por kjo eshte e perkohshme, thjesht per te zbutur qendrimin e popullit", - nenvizoi Besnik Baraj. Kryetari i PS-se se Tiranes sqaroi se gjate gjithe mandatit, shumica ne pushtet ka treguar se nuk di ta menaxhoje shtetin. "Ajo nuk ka mundur te mbaje asnje premtim te sajin dhe arsyet perse populli do te protestoje jane te shumta", - shtoi me tej Baraj. Ne fundvitin e 2007-es, ne disa qytete te vendit protestat e qytetareve, te mbeshtetur edhe nga parti opozitare, pasuan njera-tjetren. Por duket se kjo menyre per te shprehur pakenaqesine ndaj kufizimeve te energjise elektrike, papunesise, gjendjes se keqe ekonomike e nje sere problemesh te tjera qe permenden nga opozita, duket se do te bashkoje serish edhe ne 2008-en qytetare e opozitare. Kerkesat vazhdojne, mbeshtetja ndaj tyre eshte dhe mbetet vetem nje vendim nga partite e koalicionit per t'i dhene "OK" daljes ne shesh. Keshtu ndodhi edhe para protestave te dhjetorit. saqellari@korrieri.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›