Kadilli: Reforma parandaluese, masa per zbulimin dhe ndeshkimin e te korruptuarve
Fatbardh Kadilli, keshilltari antikorrupsion i kryeministrit Sali Berisha, thote se dyqind persona jane paditur ne prokurori gjate vitit 2007 dhe rreth 12 mije letra jane derguar nga qytetaret tek shefi i qeverise se koalicionit te djathte, ne pushtet qe prej 3 korrikut te 2005-es. Sipas Kadillit, ligji i miratuar ne 2007-en per demshperblimin e bashkepunetoreve qe denoncojne korrupsionin, apo sikunder quhet "ligji i spiuneve", ka dhene rezultate pozitive ne funksion te denoncimit te rasteve abuzive nga qytetaret. Kadilli thote se "Departamenti Antikorrupsion ka kryer mbi treqind investigime, si rrjedhoje e denoncimeve dhe ka bere kallezim ne prokurori per mbi 200 raste dhe ka shkarkuar nga puna mbi treqind zyrtare ne dy vjetet e fundit". Duke iu referuar ligjit tjeter te hartuar ne vitin 2007 ne kuader te luftes antikorrupsion, nuk ka akoma raste te aplikimit te tij, pasi kjo eshte nje detyre e prokurorise per te kryer ndjekje penale per te gjitha shkeljet qe burojne nga "pergjegjesia penale e personave juridike". Duke iu referuar vitit qe sapo nisem, Kadilli tha se qeveria e ka prioritet dhe angazhim absolut qeverises dhe moral. "2007-ta ishte vit kur u shenuan disa arritje, nga te cilat do te vecoja doreheqjen nga detyra e ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmalit dhe heqjen e imunitetit te ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, veprime te cilat vendosen standardin e ndarjes nga e keqja, nga modeli i se shkuares, model ne te cilin korrupsionit iu dha "qytetari" brenda qeverisjes, kur te akuzuarit per korrupsion ishin ministra me shume pushtet", tha ai. Sipas Kadillit, qeveria edhe per vitin 2008 dhe ne vazhdim, mbetet e angazhuar ne te dy drejtimet kryesore te luftes kunder korrupsionit, reformat parandaluese dhe ne masat per zbulimin dhe ndeshkimin e te korruptuarve. Qeveria ka hartuar strategjine antikorrupsion si pjese e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim. Kjo strategji ka shtrirje kohore 7-vjecare dhe permban masa dhe reforma qe konsolidojne luften kunder korrupsionit dhe mireqeverisjen. Ne fillim te cdo viti, ne kuader te Planit te Integruar Ministerial do te hartohen programet ministrore, ne te cilat do te kene hapesiren e vecante dhe masat antikorrupsion, si dhe treguesit per t'u monitoruar arritjet. E.Prendi