"Bechtel" e lidhur me Bin Ladenin
Novellino Fulvia
Vazhdon te shkaktoje skandale dhe polemika hetimi i ndermarre nga Prokuroria e Tiranes mbi parregullsite e kontrates se nenshkruar nga qeveria shqiptare me shoqerine amerikane "Bechtel" per ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morine. Pasi u zbulua paligjshmeria e kontrates, e cila nuk ishte e bazuar ne ligjet shqiptare, prokuroria zbuloi konfliktin e hapur te interesave te firmes "Bechtel" ne tenderin per marrjen e se drejtes se ndertimit. Fale ndermjetesimit te shoqerise aksionere "Parsons Brinckerhoff" me shoqerine "Ecorys Group", shoqeri qe ben konsulence prane Ministrise se Transportit shqiptar, "Bechtel"-i, u shpall fituese e nje kontrate prej 418 milionesh eurosh, qe me shume mundesi do te dyfishohet nese do te vazhdojne te perdoren te njejtat cmime. Pushteti kontraktual i "Bechtel"-it eshte shume me e madhe sesa ajo e nje shteti, e duke hetuar mbi "aktivitetin" e saj dhe mbi historine e saj, mund te arrihet te zbulohet se kemi perballe nje nga shumekombeshet amerikane me te fuqishme, e cila ka lidhje me sferat e tjera te pushtetit.
E themeluar ne vitin 1898 nga Warren Bechtel, ajo ka kryer mbi 19.000 punime rikonstruksioni ose inxhinierike ne plot 140 vende dhe eshte bere e famshme ne te gjithe boten per menyren e saj agresive dhe pa paragjykime te drejtimit te puneve, te cilat ne pjesen me te madhe derivojne nga koncesione publike. Me te ardhura vjetore qe shkojne perreth 15 miliarde dollare, "Bechtel" gezon kontakte te privilegjuara prane Shtepise se Bardhe dhe Kongresit Amerikan qe prej te pakten 70 vitesh, mjaft te mendosh se Steven Bechtel, nip i Warren, ishte konsulent i presidenteve Nikson e Ford, dhe gezon akses ne fondet strukturale te agjencise publike amerikane "Import-Export Bank", e cila per vite te tera ka pasur drejtues me mbiemrin Bechtel. Me presidencen e Reganit, Xhorxh Shultz, ish-President i "Bechtel", behet minister Shteti dhe aktualisht eshte kreu i Keshillit te Komitetit te Clirimit te Iraku, qe merret me rikonstruksionin irakian. Ndersa drejtori i Pergjithshem i "Bechtel"-it, Caspar Weinberger, u be sekretar i Mbrojtjes e W.Kenneth Davis, ish-presidenti i kerkimeve berthamore te "Bechtel"-it, u be sekretar i Ministrise se Energjise. Komandanti suprem i NATO-s, Chuck Redman, eshte presidenti i "Bechtel"-it dhe ambasadori amerikan ne Suedi dhe Gjermani, Riley Bechtel, drejtori ekzekutiv i shoqerise qe eshte edhe anetar i administrates se Bushit, dhe ne fund Jack Sheehan, zevendespresidenti i "Bechtel"-it eshte edhe administrator i USAID-it dhe anetar i "Defense Policy Board". Nuk do te perbeje cudi nderkohe te dini se mes aksionisteve te "Bechtel"-it eshte edhe familja e famshme saudite Bin Laden, e cila ka raporte shume te ngushta gjaku me terroristin me te famshem ne bote. Duke u deklaruar krejtesisht ne padijeni dhe pa lidhje me aktet e te kusheririt, familja Bin Laden ka nje kuote pjesemarrje tek firma "Bechtel" pertej 10 milione dollaresh, duke zhvilluar keshtu nje aktivitet financiar dhe sipermarrjeje te rregullt dhe ligjor.
Pergjate gjithe kohes, drejtuesit e "Bechtel"-it jane keshilltare presidentesh dhe guvernatoresh, ashtu sic jane dhe keshilltare sheikesh dhe princash e duke u vendosur deri ne brendesi te ambienteve te CIA-s. Aktualisht Riley Bechtel drejton rreth 1100 projekte ne 60 vende qe shkojne nga shfrytezimi i minierave tek nxjerrja e metaleve, nga zbulimi i hidrokarbureve tek industria nafte-kimike, nga energjia nukleare tek telekomunikacioni, pervec armatimit dhe prodhimit te armeve bakteriologjike e per te mbaruar me pas me infrastrukturen publike dhe ujin, biznesi ky i fundit i madh. Jemi pra perballe njeres prej shoqerive shumekombeshe me te pameshirshme dhe te korruptuara qe pasurohen me jeten e kombeve te tera, duke filluar luftera e duke drejtuar pastaj plane rikonstruksionesh dhe privatizimesh. "Bechtel"-i eshte bere vitet e fundit protagoniste e skandaleve te shumefishta qe zbulojne fytyren e vertete dhe terrorizuese te globalizimit.
"Bechtel"-i ka perfituar ne fakt nje kontrate per rikonstruktimin e Irakut me 17 prill te vitit 2003, pra pak me shume se nje muaj perpara pushtimit te territorit irakian nga ushtria amerikane me nje vlere rreth 680 milione dollare. Ky lajm i bere publik nga "Boston Globe" ne kuadrin e hetimeve te bera per shembjen e tunelit "Big Dig" ne San Francisko, hedh drite mbi nje te vertete te tmerrshme. Qeveria amerikane ka hapur garat e rikonstruksioneve perpara se te kryhej pushtimi, qe per opinionin publik i bie te jete perpara se te vendosej fillimi ose jo i luftes qe ishte po per opinionin publik nje veprim i papritur. Kjo na sjell ne mendje nje lufte tjeter ne Irak, ajo e vitit 1991, kur princat e Kuvajtit nenshkruan nje kontrate per fikjen e puseve te naftes me nje shoqeri inxhinierike franceze, muaj perpara se te ndodhte pushtimi nga ana e trupave irakiane qe u vune flaken puseve kuvajtiane.
Duke u qendruar deklaratave te bera publike 4 muaj me pare, pjesa me e madhe e veprave qe "Bechtel"-i duhet te kishte mbaruar ne fakt, ende nuk kane mbaruar. Nga 24 projekte qe shoqeria amerikane ka marre, vetem 10 prej tyre jane mbaruar sipas dokumenteve origjinale, ndersa per 3 prej tyre nuk u jane bere dot verifikime. Sipas Raportit te Inspektorit te Pergjithshem te Rindertimit te Irakut, qeveria amerikane ka paguar nje rindertim te Irakut, qe ne fakt nuk ndodhi kurre. Sipas zyrtareve te OKB-se, kontrata e "Bechtel"-it ne Irak skadon ne tetor dhe David Snider i USAID-it ka deklaruar qe "Bechtel"-i duhet te ike nga Iraku, por me pare duhet te mbaroje punet per te cilat eshte paguar.
"Bechtel"-i eshte mbrojtur duke thene se, motivi per te cilin nuk jane mbaruar punet e marra persiper, kane qene sulmet e shumta terroriste, megjithese punetoret irakiane i kane pare ne shume pak raste inxhinieret e "Bechtel"-it.
Ne realitet, kemi perpara nesh terroristet e vertete, te ashtuquajturat sferat e larta qe vendosin per lufterat dhe pervetesojne dhe te drejtat e rikonstruktimeve te shteteve, per te fshehur pas kontratave te tilla operacione riciklimi, me te cilat miliarda dollare zhduken ne vendet e parajsave fiskale ose bankare.
Ajo cka "Bechtel"-i po ben ne Irak, eshte dicka shume me e tmerrshme, nje etnocid i vertete qe rrezikon mbijetesen e nje popullsie te tere. Mes kontratave qe "Bechtel"-i ka marre, pervec atyre per ndertimin e centraleve elektrike, infrastruktures se transportit, spitaleve dhe shkollave, eshte edhe kontrata e ndertimit te rrjetit hidrik ne mbi 45 vende, mes te cileve dhe ujembledhesi "Sharkh Dijlah" i Bagdadit, qe do te arrije te mbledhe 225 milione litra uje ne dite. Per fat te keq, pas vepres per ndertimin e ujembledhesit fshihet nje nga operacionet me te medha te privatizimit te ujit, qe do te coje ne monopolizimin e rrjetit te tere hidrik irakian, duke sjelle dhe tharjen e fushes se pasur te Mesopotamise. "Bechtel"-i ne fakt synon te coje deri ne fund te njejtin projekt si ne Koxhabamba ne Bolivi ne vitin 1999, ne vazhdim te presioneve te Bankes Boterore ndaj qeverise se Bolivise per aprovimin e ligjit per ujin e pijshem qe u dha fund ndihmave qeveritare, dhe ky ligj lejonte edhe privatizimin. Pasi perfitoi kontraten e shfrytezimit te rrjetit hidrik, "Bechtel"-i pakesoi gjithnje e me shume furnizimin me uje te popullsise boliviane, e cila nuk paguante faturat qe shkonin pertej 20 perqindeshit te pages se nje punetori. Gjendja arriti ne nje pike te tille pambeshtetshmerie, sa ne vitin 2000, miliona njerez zbriten ne shesh duke kerkuar uje, nje e drejte mbijetese e domosdoshme. Protesta e popullsise boliviane perfundoi ne gjakderdhje pas perleshjeve te ashpra. Megjithate, ky episod i rende la shenja ne opinionin publik dhe beri qe te nisin hetimet per prapaskenat e kontrates se nenshkruar mes ndermarrjes bashkiake per shperndarjen e ujit ne Koxhabamba, te quajtur "SEMPA" dhe "International Water" e kontrolluar nga "Bechtel". Keshtu u zbuluan parregullsite e kryera nga qeveria e korruptuar boliviane e "Bechtel", e detyruar te largohet nga Bolivia.
Perballe nje skenari te tille eshte absolutisht e nevojshme qe "Bechtel"-i te lere sa me shpejt te jete e mundur Irakun, para se te perfundoje planin e tij te tmerrshem per privatizimin e ujit, ashtu sic duhet te lere Rumanine, Shqiperine, Indine, Brazilin dhe Evropen. Kudo ku "Bechtel"-i ka vene kemben, ka sjelle nga pas vdekje, shkaterrim, korrupsion e mitmarrje, riciklim parash dhe gjobevenie. Keta jane terroristet qe duhet te luftojme, keto sferat larta qe rrezikojne te vrasin popullsi te tera te pambrojtura.
* Perkthyer nga "Rinascita Balcanica". Autori eshte kryeredaktor "Rinascita Balcanica".