E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat anti-gay ne Beograd Kacin Pasoja per anetaresimin

Dhuna qe shpertheu gjate nje parade homoseksualesh ne Beograd mund te pengoje perpjekjet e vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian. Reporteri I Parlamentit Europian per Serbine Jelko Kacin ka thene per agjencine serbe te lajmeve TANJUG se perplasjet e djeshme i kane dhene nje mesazh te keq botes dhe mund te kene nje ndikim negative ne vendimin e Hollandes ne lidhje me progresin e metejshem te Serbise ne Bashkimin Europian.

Pamje te Beogradit nen rrethim policor jane transmetuar ne te gjithe boten ndersa vete banoret e kryeqytetit serb kane qendrime te ndryshme. Lajmi ka zene faqet e para te gazetave nderkohe qe me kete shfaqje dhune Beogradi ka jumbur mundesine te shfaqet tolerant ndaj minoriteteve dhe qe te tregonte se shteti i se drejtes eshte vendosur plotesisht ne vend.

Ne incidentin me te dhunshem qe vendi ka pare ne dy vitet e fundit te pakten 130 police jane plagosur ne perplasjet me bandat e nacionalisteve dhe naziskineve ndersa i eshte vene zjarri nje garazhi ne zyrat qendrore te partise se presidentit Tadic. Protestuesit kane hedhur gure ne televizionin shteteror kane thyer xhamat e ambasades austriake dhe kane djegur nje makine perballe ambasades franceze.

Nje dite me pas bilanci i te ndaluarve nga policia shkon ne 249 persona.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›