E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat e dhunshme reagon Brukseli Opozita te jete konstruktive dhe te veproje sipas frymes evropiane

15-11-2010 / Gazeta 55

Oferta e opozites Fule Te nise bashkepunimi. Berisha Do shqyrtoj me prioritet propozimet


Komisioni Europian denon thirrjen e nje prej perfaqesuesve te opozites per protesta te dhunshme kunder qeverise. Angela Filote zedhenesja e komisionerit per zgjerimin Stefan Fule duke folur ne nje konference per shtyp ne Bruksel shprehu keqardhjen per thirrje te tilla ndersa kerkoi qe forcat politike ne vend te punojne se bashku per gjetjen e nje zgjidhje per nxjerrjen e vendit nga ngerci politik. Nuk mirepresim thirrje te tilla. Ne te kundert ne i bejme thirrje te gjitha partive te jene konstruktive te veprojne sipas nje fryme europiane si dhe ne te njejten vije me Kushtetuten shqiptare. Shprehim keqardhjen qe ka ende thirrje te tilla qe zgjedhin ti bejne thirrje njerezve te veprojne ndryshe ne vend qe te punojne se bashku per te gjetur zgjidhjen. Eumlshte ne interes te qytetareve shqiptare qe te gjendet nje zgjidhje- tha Filote. Zedhenesja e komisionerit Fyle beri me tej me dije se situata politike ne Shqiperi ndiqet me vemendje ndersa pershendeti tryezat e fundit per reformen elektorale.


Oferta e opozites Fule Te nise bashkepunimi


Ndonese Partia Socialiste ka deklaruar se eshte e gatshme te heqe dore nga kerkesa eunuke per hapjen e kutive te votimit ende ska bere zyrtarisht oferten per hetimin e materialeve zgjedhore cka per te cilen eshte shprehur parimisht dakord edhe kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit tha se do konsideroje me prioritet oferten e re te socialisteve sapo ajo te mberrije ne tryezen e tij. Reagimi ka ardhur edhe nga komisioneri per Zgjerimin ne BE Stefan Fule i cili tha se duhet te vazhdoje dialogu si dhe inkurajoi tryezen e reformes zgjedhore


Komisionieri Europian i Zgjerimit Fyle ka pershendetur iniciativen e Partise Socialiste te javes se kaluar qe eshte dakord per hetimin vetem te materialeve zgjedhore pa perfshire fletet e votimit. Ne nje deklarate per shtyp vetem pak minuta me pare ne Bruksel zedhenesja e Fyle Angela Filote u shpreh se Komisioneri po ndjek me kujdes situaten ne Shqiperi. Jemi ne dijeni te ketij zhvillimi te ri. Komisioneri Fyle mirepret tryezat e reformes zgjedhore dhe iniciativen e Partise Socialiste dhe shpresojme qe oferta te mos humbase dhe mazhoranca dhe opozita te punojne sebashku per te gjetur nje menyre per ti dhene fund krizes qe ka penguar deri me tani Shqiperine te arrije objektivin e saj- tha zedhesja Filote. Ajo kujtoi se ishte pikerisht ngerci politik i shkaktuar nga opozita qe pengoi vendin te fokusohej ne reformat e nevojshme per perspektiven eropiane gje qe u pasqyrua edhe ne opinionin e Komisionit Europian.


Kryeministri Berisha


Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak minuta me pare se do shqyrtoje me prioritet propozimet e opozites sapo te paraqitet ne tryezen e tij oferta me e fundit e Partise Socialiste per hetimin e materialeve zgjedhore. Ka nje parlament dhe zoteria e tij sic dorezoi me 20 Tetor nje dokument qe mbante daten 14 Shtator me duhet te pres para se ta komentoj duhet te shoh propozimin e tij. Mbetemi te hapur per nje shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do te trajtohen me rigorozitet me kuadrin e Kushtetutes Kodit Zgjedhore dhe pavaresise se institucioneve Kushtetuese- deklaroi kryeministri. Gjithashtu kreu i mazhorances i pergjigjet deklaratave te opozites per kerkimin e nje mocioni mosbesimi ndaj qeverise se tij duke theksuar se mirepret vendimet e opozites pavaresisht se kane 5 vjet qe therrasin frazen mocion.


Zoti u dhente kurajo se kane 5 vjet qe therrasin mocion mocion dhe nuk po e sosin dot ate. Le te bejne mocionin- theksoi me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›