E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton projektin e Unazes se Madhe ne Tirane. Berisha Kryeqyteti eshte ne mjerim qeveria do investoje edhe per parkingun

15-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha i ka kerkuar kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama te nise sa me shpejt ndertimin e Unazes se Madhe te kryeqytetit ndryshe do te nderhyje qeveria. Duke folur ne mbledhjen e KRRTRSH-se kryeministri Berisha akuzoi kreun e bashkise se ka mese dy vjet qe ka zvarritur kete projekt duke shtuar se qeveria me vendosshmerine me te madhe do ta ndryshoje Tirane ashtu sic po ben me te gjithe Shqiperine. Berisha ka kujtuar edhe njehere se Banka Evropiane per Zhvillim qe ne 2007 premtoi financimin e Unazes se madhe por ishte bashkia e Tiranes ajo qe nuk pranoi te bashkepunoje. Morem persiper qe ta marrim kredine si qeveri dhe tia japim bashkise se Tiranes por ajo nuk binte kurre dakord qe te bente nje investim te perbashket me qeverine. Ne nuk mund ta lejonim qe miliona euro te perfundonin neper xhepa. Meqe se ai nuk pranoi u detyruam qe te fillojme ndertimin e segmentit nga Sauku drejt Shkolles Teknologjike deri ne territorin e bashkise. Nese nuk e ben pjesen tjeter do te detyrohemi ta bejme ne tha ai duke shtuar se pjesa veriperendimore e Unazes do te jete me 8 korsi pjese e rruges se Arbrit. Gjithashtu kreu i qeverise akuzoi kryebashkiakun se gjate ketyre 3 viteve te mandatit te tij nuk ka bere asgje per te minimizuar trafikun ne Tirane duke shtuar se gjate ketyre viteve nuk eshte bere asgje ne lidhje me parkimin ne kryeqytet. Tirana eshte i vetmi kryeqytet qe nuk ndertoi dot nje parkim dhe ka nje unaze te ndertuar qe 50 vjet me pare- vuri ne dukje kryeministri Berisha. Nderkohe nje problem tjeter qe kryeministri Berisha parashtroi ne mbledhjen e KRRTRSH ishte edhe infrastruktura rrugore e kryeqytetit qe sipas tij eshte mjaft e mjerueshme. Tirana ka pasur braktisje totale keto 4 vitet e fundit. Problemi serioz eshte qe ne rrafshin kulturor studjuesit e kane te veshtire ta lidhin ate me kryeqytetet e tjera europiane- tha kryeministri duke iu referuar dy kalave te kryeqytetit ate te Petreles dhe Prezes te cilat e kane thuajse te pamundur te vizitohen edhe pse mbarin vlera te cmuara kulturore.


Ne mbledhjen e sotme te KRRTRSH-se jane prezantuar projektet per ndertimin e Unazes se Madhe te Tiranes te cilat sipas kryeministrit Berisha jane te pergatitura nga studio mjaft serioze dhe qe do te eleminonin plotesisht trafikun ne kryeqytet.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›