Protestat e opozites Fule therret Daden ne Bruksel
Partia Socialiste vijon te jete ne kerkim te mbeshtetjes se nderkombetareve lidhur me qendrimin e saj politik per zgjedhjet e kaluara por dhe vendimin per refuzimin e statusit te kandidat te Shqiperise ne BE. Per kete arsye sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS Arta Dade diten e enjte do te udhetoje drejt Brukselit ku do te takohet me komisionerin per Zgjerimin Stefan Fule. Dade konfirmon takimin duke zbardhur edhe arsyet e tij. Eumlshte ne kuadrin e nje task- force te krijuar nga grupime te caktuara te PE-se dhe te politikes ne rrafshin evropian brenda Bashkimit Evropian dhe besoj qe do te kemi nje mundesi me shume per te biseduar lidhur me shqetesimet qe edhe opozita ka edhe me mendimin e fundit opinionin qe u dha lidhur me kerkesen qe Shqiperia ka bere per statusin e vendit kandidat - tha Dade. Opozita ka nisur protestat nderkohe po sipas Dades kjo nuk perjashton mundesine e nje kompromisi. Sekretarja per Marredheniet me Jashte thote se PS nuk do te kerkoje ne takim me komisionerin per Zgjerim rritje te metejshme te presionit per zgjidhjen e krizes pasi sipas saj nderkombetaret kane bere sugjerimet e tyre ne kete drejtim por sipas saj tani i mbetet qeverise te reflektoje pasi fatura per zgjatjen e krizes eshte e shqiptareve.