E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume Te ndryshoje Kodi Zgjedhor

I mandatuari i partive politike dhe shoqerise civile per te mbledhur propozimet lidhur me reformen zgjedhore rekomandon ndryshimin e kodit. Sipas Kristaq Kumes formula e ndarjes se mandateve ne keshillat bashkiake e te komunes rrezikojne te jete fatale per partite e vogla duke vene ne dyshim ekzistencen e tyre. Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pohon se sipas menyres se llogaritjes qe parashikohet sot ne Kodin Zgjedhor vota per nje parti te vogel brenda koalicionit vlen me pak se per partine e madhe dhe akoma me pak per nje parti te vogel qe nuk eshte pjese e tij. Partite e vogla eliminohen si rezultat i zbatimit te formulave te ndryshme ne ndarjen e vendeve midis koalicioneve brenda. Zbatimi i ketyre dy formulave te ndryshme brenda se njejtes njesi zgjedhore komune ose bashki ben qe vota te mos kete te njejten fuqi te mos jete e barabarte. Duhet te rishikohet formula sipas se ciles duhet te ndahen mandatet per keshillat bashkiake dhe komunale - tha Kume. Ai sugjeron te ndryshoje edhe neni qe ka te beje me regjistrimin e koalicioneve. Ne qofte se nje parti politike ne nje njesi te caktuar qe te garoje ne kuader te nje koalicioni ajo eshte e detyruar qe te garoje e tille ne te gjitha njesite vendore ne te gjitha komunat dhe bashkite gje qe per mendimin tim duhet te rishikohet - tha Kume. Pak dite me pare kane qene republikanet ata qe kerkuan ndryshimin e formules se ndarjes se mandateve dhe uljen e pragut elektoral nga 3 ne 2.5 per qind. Kume eshte ne krye te grupit te punes per te pergatitur reformen zgjedhje por mungesa e konsensusit PD-PS ka bere qe te mungojne propozimet konkrete per keto ndryshime. Nderkohe qe perdite e me shume kufizohet koha per te bere keto ndryshime duke pasur parasysh faktin se zgjedhjet e ardhshme lokale jane ne 8 maj te vitit qe vjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›