Permbytjet ne Shkoder shpallet gjendja e jashtezakonshme

Uji arrin 1 meter ne Dajc dhe ne Nenshkoder ministrat Basha dhe Imami ne krye te Shtabit te Emergjences
Shkoder
Dy ministra jane vene ne krye te Emergjencave per situaten ne Shkoder. Ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami dje ne mesdite shkuan urgjentisht ne veri te vendit sapo niveli i ujit arriti ne nje meter. Dy ministrat Basha dhe Imami zhvilluan nje takim ne Shtabin e Emergjencave Civile ne Shkoder nga ku jane informuar per situaten e krijuar gjate 24 oreve te fundit. Ministri Basha u beri thirrje banoreve te zonave te permbytura te lene shtepite e tyre dhe te evakuohen ne zonat perreth. Ne takimin e zhvilluar ne prefekturen e Shkodres ministri Basha tha se perparesi imediate ne kete moment kur reshjet nuk ndalen eshte shpetimi i jeteve njerezore. Ai theksoi se jane marre te gjitha masat per evakuimin e banoreve duke shtuar se Shtabi i Emergjences do te inspektoje te gjitha zonat e permbytura.
Situata
Kjo situate paraqitet tashme alarmante duke sjelle atmosferen e permbytjeve te fillimvitit per shkak te reshjeve dhe shkarkimeve ne hidrocentralin e Vaut te Dejes. Jane mbuluar nga uji komunat Obot Dajc dhe Ana e Malit ndersa eshte rritur ndjeshem niveli i ujit ne lumin Buna i cili nga reshjet dhe prurjet e shumta ka dale nga shtrati duke vershuar neper rruge. Deri tani supozohet se jane 4060 ha toke e permbytur disa shtepi dhe rreth 233 te tjera rrezikojne te permbyten. Pervec daljes se lumit Buna nga shtrati te njejtin fat ka pesuar dhe liqeni i Shkodres duke permbytur banesa dhe toka prane bregut te liqenit. Shkak per daljet nga shtrati jane bere pikerisht shkarkimet qe po behen nga hidrocentrali i Vaut te Dejes sikurse uji i reshjeve te nje jave me pare nuk ishte terhequr. Krahas banesave te fshatrave dhe tokave bujqesore e permbytur vazhdon te jete rruga qe lidh Obotin me aksin rrugor Shkoder-Muriqan e vetmja dalje e ketij fshati per komunikimin me qytetin. Ndonese ne nje nivel me te vogel sesa Oboti shqetesime serioze jane paraqitur edhe ne fshatin Muriqan ku edhe aty ka siperfaqe te medha toke te permbytur si dhe shtepi me prezencen e ujit. Sipas prefektit te Shkodres Maxhid Cungu njeherazi kryetar i komisionit te emergjences ne dispozicion te kesaj zone jane vendosur strukturat e ushtrise te cilat me mjetet e tyre te tonazhit te larte dhe me mjete lundruese komunikojne me qendren e fshatit duke derguar ndihma si dhe mundesojne transportin e banoreve per nevoja te ndryshme te tyre. Gjithashtu ne ndihme te kesaj zone ka qene edhe Kryqi i Kuq dega Shkoder si dhe Kisha Katolike e Shkodres te cilet kane derguar materiale te ndryshme ushqimore si dhe veshmbathje per banoret e rrethuar nga uji.
Iballa 5 dite e bllokuar banoret ne mjerim
Banoret e komunes se Iballes po prekin mjerimin. Prej pese ditesh ata jetojne te izoluar dhe pa asnje ndihme nga jashte territorit te tyre. Perrenjte rreth Iballes jane fryre dhe kane ndare rrugen mespermes. Kjo situate eshte perkeqesuar fatkeqesisht edhe nga demtimi i trasese prej prurjeve te shumta por edhe nga rreshqitja masive e shkembinjve gje e cila rrezikon ne cdo kohe banoret. Njoftimet me te fundit tregojne se ne kete zone gjendja eshte kritike per vete faktin se pas kaq ditesh nuk eshte mundesuar nderhyrja e te pakten nje fadrome. Por ajo cka duket me e cuditshme ka te beje me faktin se banoret e Iballes jane gjetur te papergatitur. Derisa pak dite me pare ata po i gezoheshin motit te ngrohte dhe pa reshje por keto te fundit duket se filluan befasisht dhe me dendesi te larte. Burime zyrtare nga Puka bejne te ditur se banoret po perballen tani me mungesen e ushqimit sepse nga dita e izolimit drejt komunes nuk eshte futur qofte edhe nje ngarkese me ushqime apo veshmbathje. Kete mungese po e ndjejne tragjikisht te varfrit te cilet nuk kane asnje mundesi per te siguruar ushqimin e dites. Kryeplaku i fshatit Iballe u ka kerkuar gazetareve dhe pushtetareve vendore te nderhyjne nga ajri me qellim sigurimin e ushqimit per nje numer te konsiderueshem te familjeve ne Iballe. Dhe pervec te tjerash e tere zona afro gjysma e Pukes po vuan mungesen e energjise elektrike.