E Diel, 1 Nëntor 2026

Klik-Ekspo Grup Topalli Shqiperia mundesi te medha per biznesin

Shqiperia ofron mundesi te medha per biznesin. Ky konstatim u be nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate vizites qe ajo zhvilloi ne panairin nderkombetar Klik-Ekspo Grup 2010 te organizuar ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Topalli vizitoi me interes stendat e bizneseve por vecanerisht ajo u ndal tek firmat e ekspozuara nga Kosova. Kryeparlamentarja theksoi se keto biznese duhet te inkurajohen dhe njekohesisht te shfrytezohen te gjitha lehtesirat qe krijon klima e favorshme per biznes ne Shqiperi.

Kjo ekspozite flet per nje realitet nje Shqiperi tjeter. Secili prej nesh mund te imagjinoje nje Shqiperi qe ofron mundesi te vecanta per biznese te ndryshme firma te ndryshme per fusha te ndryshme dhe une ne kete rast i bej komplimente te sinqerta te perzemerta per hapjen e ketij panairi nderkombetar Klik-Ekspo Grup. Ne syrin e politikes une e lexoj si nje panair qe perkthen ne secilen prej ketyre kompartimenteve sic eshte ekonomia e sotme shqiptare nje ekonomi e vogel solide qe vazhdon te kete nje rritje te rendesishme dhe te qendrueshme - tha ajo. Sipas Topallit keto biznese kane ardhur ne Shqiperi sepse gjejne nje ambient per te punuar per te investuar per te bere tregti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›