E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, Shkumbini e Teuta një hap larg finales

TIRANE-Shkumbini dhe Teuta duken më pranë finales së Kupës së Shqipërisë, megjithëse gjithçka mbetet e hapur për takimet e kthimit pas dy javësh. Peqinasit barazuan 1-1 ndaj Besës në Kavajë, në një ndeshje ku ata kaluan të parët në avantazh me anë të Endri Bakiut, pas një asisti të Mustafajt. Daniel Xhafaj barazoi në minutën e 26-të, falë një pasimi të Tragajt, megjithatë vendasit nuk arritën të gjenin golin e fitores. Madje, në minutën e fundit ishte Shenaj ai që mund të kishte shënuar golin e dytë për Shkumbinin, por portieri Shehi u tregua i saktë. Në takimin e luajtur në Durrës, Teuta fitoi 1-0 përballë Vllaznisë, pas golit të Vangjel Miles në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Dushku e Mrvaljeviç u nxorrën me karton të kuq nga gjyqtari Kridens Meta, pas një sherri me njëri-tjetrin. Në minutën e 62-të me të kuqe doli edhe Feniks i Vllaznisë, për sjellje të pahijshme ndaj arbitrit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›