E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat, jep dorëheqjen presidenti i Maldiveve

Presidenti i ishujve Maldive ka dhënë dorëheqje pas një sërë protestash publike dhe rebelimit të policëve, që pasuan urdhërin e tij kundërthënës për arrestimin e një gjykatësi të lartë.

Presidenti Mohamed Nashid dorëheqjen e tij e bëri publike në një dalje televizive.

Ky akt vjen pasi policia mori kontrollin mbi televizionin shtetëror. Nashid ka meritë për futjen e demokracisë në Maldive pas zgjedhjeve të 2008-ës.

Ai ka qenë në luftë për pushtet me ish presidentin Maumun Abdul Gajum, regjimi 30 vjeçar i të cilit është parë në masë të madhe si autokratik.

Telashet politike në ishujt Maldive, një shtet i vogël në Azi me një popullatë prej 400 mijë personash, ka qenë i padukshëm për qindra mijëra turistë që vizitojnë ishullin çdo vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›