E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohet gazetari i BBC

Persona të shumtë janë arrestuar në Iran pasi dyshohen për lidhje me Shërbimin Persian të BBC-së, që është i ndaluar në këtë vend.

Agjencia e lajmeve “Mehr” deklaron se të arrestuarit ishin përfshirë në mbledhje informacionesh, duke rekrutuar dhe trajnuar persona të ndryshëm për gazetarë dhe kishin organizuar edhe udhëtime jashtë shtetit për ta.

Ndërkohë, BBC në një deklaratë për shtyp thotë se asnjë gazetar i Shërbimit Persian të saj nuk ka punuar brenda territorit iranian.

Në deklaratë thuhet se arrestimet duhet të përbëjnë një shqetësim të thellë për ata që besojnë në median e lirë dhe të pavarur.

Ditën e premte, BBC akuzoi autoritetet iraniane se po ushtronin presion ndaj stafit të Shërbimit Persian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›