E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat kercenojne serish nis debati per shkurtim shpenzimesh

Greqi protestat

Athine 27 qershor 2011 NOA- Parlamenti grek filloi debatin mbi masat per shkurtimin e shpenzimeve ku perfshihen 40 miliarde dollare ne rritje taksash dhe shkurtime te shpenzimeve duhen miratuar ne menyre qe vendi te mund te marre fondet e nevojshme per te shmangur falimentimin e ekonomise. Kreret e FMN-se dhe BE-se thone se reformat duhen miratuar deri te enjten ne menyre qe Greqia te marre kestin tjeter prej 17 milione dollaresh te kredise qe iu premtua vitin e kaluar. Megjithate sindikatat e punetoreve kane bere thirrje per nje greve dy-ditore qe do te filloje neser.

Greva e njoftuar e cila pritet te mbahet te marten dhe te merkuren eshte e fundit mes protestave nganjehere te dhunshme kunder masave te ashpra per reforma ekonomike.

Komunistet greke u mblodhen rreth monumentit historik te Akropolit per te protestuar masat per shkurtimin e shpenzimeve. Udheheqesit e greves kundershtojne rritjen e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve te cilat mund tu garantojne Greqise parate e nevojshme nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimit Europian.

Nese Partia Konservatore e Greqise nuk arrin te miratoje masat te enjten ajo nuk do ta marre kestin e peste te kredise 110 miliarde dollareshe dhe mund te behet vendi i pare sovran i Eurozones qe familenton.

a.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›