Paktimi i cigareve kompanite e duhanit padisin Australine

Gjigandi i duhanit, Philip Morris hedh në gjyq qeverinë australiane që në përjekjen më të fundit për të reduktuar konsumin e duhanit ka propozuar që paketimi i cigareve të jetë i thjeshtë pa logo, firma apo emertime. Philip Morris në Azi me bazë në Hong Kong thotë se një legjislacion i tillë shkel një traktat investimevesh mes Australisë dhe Hong Kongut.
Philip Morris kompania më e madhe në botë e duhanit bën të ditur se i i ka dërguar një njoftim ligjor qeverisë australiane e i ka lënë një afat tre mujor për të dy palët të negociojë çështjen. Nëse marrëveshja nuk arrihet në kohë, Philip Morris do të kërkojë kompensim financiar Kompania tha se shuma e kompensimit do të vendoset nga një panel në bazë të rregullave ndërkombëtare të tregtisë së Kombeve të Bashkuara e paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për miliarda dollarë.
British American Tobacco, një tjetër kompani e madhe cigaresh ka thënë se planet e qeverisë shkelin rregullat ndërkombëtare dhe ligjet e pronës intelektuale. Megjithatë, kryeministrja australiane Julia Gillard deklaroi se ajo do të vazhdojë përpara me ligjin për paketime të reja.
"Ne nuk do të frikësohemi nga taktikat e kompanive të mëdha të duhanit qofshin këto taktika politike, apo publike”, është shprehur Gillard e vendosur për të miratuar legjislacionin e ri. Sipas autoriteteve shëndetsore, në Australi çdo vit 15 mijë persona janë viktima të duhanit e përsa i përket kostove shëndetsore për sëmundje që lidhen me duhanpirjen, ato vlerësohen në 31.5 miliardë dollarë.
Beteja po ndiqet nga afër jo vetëm nga firma të tjera cigaresh, por dhe nga qeveri si ajo e Zelandës së Re, Britanisë e Kanadasë që po shqyrtojnë mundësinë e aplikimit të ligjeve të ngjashme.
Delina Bitraku