Jemen, arrestohen 6 anëtarë të Al Kaedës
Ushtria jemenase ka njoftuar sot se ka shmangur një seri atentatesh të Al Kaedës ndaj disa “instalimeve jetike” në Aden, në jug të vendit dhe se ka arrestuar 6 anëtarë të rrjetit terrorist. I cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “Saba”, zëdhënësi i rajonit ushtarak të Jugut ka deklaruar se operacioni kundër celulës u krye dje dhe se terroristët do të sulmonin instalime jetike dhe ekonomike të provincës.
Ndërkohë, situata në Jemen vazhdon të jetë e tensionuar dhe pritet që presidenti Ali Abdullah Saleh të mbajë një fjalim, i pari që kur mbeti i plagosur nga sulmi ndaj rezidencës presidenciale.