Fushata e Bachman kandidon brenda republikaneve

Anëtarja e Kongresit nga Minessota, Michele Bachmann kiërkoi mbështetjen e vendlindjes qytetit Waterloo, në Iowa të dielën, para lançimit zyrtar të fushatës së saj presidenciale. Një ndër përfaqësueset më në zë të lëvizjes konservatore Tea Party, Bachman nënshkroi autografe para fillimit të garës për të fituar nominimin e republikanëve e të drejtën për të sfiduar Presidentin Barack Obama në vitin 2012.
Iowa përbën sfidën e parë të rëndësishme për Bachmann, ndërsa paraprakisht dihet se duhet të fitojë bindshëm dhe në zgjedhjet paraprake në Carolina. "Kam nevojë për ju", u tha ajo përkrahësve më Waterloo. "Erdha sepse edhe një herë është gjithçka për Iowa"- shtoi ajo.
Bachmann shihet si një figurë kyçe pasi teston edhe kufijtë e Tea Party, thonë analistët. Ajo premton të shkurtojë taksat e të reduktojë shpenzimet e gjithashtu dhe shfuqizimin e ligjit të kujdesit shëndetësor. Analistët thonë se një fitore e papritur e Bachman nuk mund të përjashtohet.
Sondazhet e publikuara së fundmi e rendisin atë në në vendin e dytë me 22 për qind pas ish-guvernatorit të Massachusetts, Mitt Romney që gëzonte 23 për qind mbështetje. Popullariteti në rritje për Michele Bachmann është dëshmi se Tea Party mbetet një forcë e fuqishme edhe pasi ndihmoi republikanët të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit.
Ajo gjithashtu shuan shpresat për një hyrje në garë të ish-guvernatores së Alaskës, një tjetër emri të Tea Party, Sarah Palin.
Deliba Bitraku