E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Egjipt, babai i vë emrin djalit Facebook

Egjipt, 3 mars, NOA – Një baba në Egjipt, duke vlerësuar rolin që rrjetet sociale në internet luajtën në revolucionin e vendit të tij, vendosi që djalin ta quajë Facebook. Këtë vendim babai e ka marrë pasi u konsultua me disa miq të tij, që i thanë të zgjidhte mes Tuiter dhe Facebook. Në fund babai vendosi se Facebook ishte rrejti më i përdorur gjatë protestave.

Gjatë demonstratave në qytetet e Egjiptit shumica e të rinjve përdorën internetin dhe rrjetet sociale për të raportuar në lidhje me atë që ndodhet në vend. Ato u bënë të domosdoshme për mobilizimin e njerëzve në gjithë vendin dhe për krijimin e një fryme opozitarizmi të përgjithshëm.

Babai mësohet se ka thënë se Facebook është një emër i mirë për të simbolizuar lirinë dhe betejën e Egjiptit për t’u çliruar nga regjimi i Mubarakut.

a.k/NOA

Lajme të ngjashmeEvropa reagon e dyzuar ndaj protestave në botën arabe “Vajza ime quhet Facebook”Protestat në vendet arabe, po lëndojnë shumë njerëzTeknologjia kundër diktaturësPost-Mubarak, Egjiptin aktualisht e drejton ushtria Lidhje: djali, egjipt, Facebook, protesta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›