Protestat ne Brazil flet presidentja Rousseff

Presidentja e Brazilit Dilma Rusef ka deklaruar se do të dëgjojë zërin e protestuesve që prej ditësh manifestojnë në vend kundër qeverisë. Por ajo ka bërë të qartë se nuk do të lejohen episode të tjera dhune. Ndërkohë që komisioni për të drejtat e njeriut në pralmentin e vendit u lejon psikologëve të kurojnë homoseksualitetitn.
Përgjigje të ashpër kundër dhunës dhe vandalizmit, dhe bisedime për kërkesat paqësore të njerëzve. Ky është premtimi i presidentes braziliane Dilma Rusef. Por nuk ka mjaftuar për të ndaluar protestat, vandalizmat dhe vjedhjet. “Brazilianë dhe braziliane, kemi nevojë që ti japim oksigjen sistemit tonë politik, të gjejmë mekanizma që i bëjnë institucionet tona më transparente, dhe më rezistente, por mbi të gjitha më të hapura ndaj influencës së shoqërisë. Janë qytetarët dhe jo pushteti ekonomik që duhet të dëgjohen të parët”, u shpreh ajo. Protestat kundër shpenzimeve të tepruara për evenimentet sportive ndërkombëtare kanë mbledhur në shesh më shumë se një milion persona, ndërsa në vend po zhvillohet Kupa e konfederatave. Nga ana tjetër Komisioni për të drejtat e njeriut në parlamentin brazilian ka aprovuar një projektligj sipas të cilit psikologëve u lejohet të kurojnë homoseksualitetin. Vendim ky që ka shkaktuar protesta dhe polemika të ashpra në vend. Protestuesit shprehen se janë të shumta gjërat që duhet të kurohen në Brazil, si korrupsioni, sistemi shëndetësor dhe ai arsimor dhe jo homoseksualizmi. Brazilianët kanë zbritur në protesta gjashtë herë brenda dy javëve.