Pranga shqiptarit me 33 kilograme heroine
Nje shqiptar ka rene diten e djeshme nen prangat e policise italiane me 33 kg droge te tipit heroine. Shqiptari i arrestuar eshte nje 23-vjecar i cili ishte i pajisur me nje pasaporte false ndersa emri i tij i vertete nuk i behet publik per arsye hetimesh. Gjate kontrollit ne banesen e tij jane gjetur brenda nja abazhuri ne mur 14.600 euro ndersa ne dhomen e gjumit i eshte gjetur nje pistolete. Ndersa drogen e sekuestruar e kishte fshehur ne vendet me te paimagjinueshme duke filluar qe nga tasat e qumeshtit tek cantat. Vlera e kesaj sasie heroine e dale ne treg kapte shifrat e rreth 3.8 milione eurove. Burime zyrtare te policise italiane konfirmuan se pas gjetjes se droges gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 23-vjecarit ne Firence iu gjeten edhe mjetet per paketimin e saj. Mesohet se arrestimi i tij nuk ka shkuar pa probleme gjate ndjekjes se tij nje polic italian ka mbetur i plagosur.