E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku Kombetar Topi nderon ushtaret britanike

TIRAN- Presidenti i Republikes Bamir Topi mori pjese sot paradite ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se Dyte Boterore ne Parkun Kombetar te Tiranes.

Ceremonia u organizua nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar dhe ne te ishin te pranishem Ambasadorja britanike Fiona Mekiluam Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Ministri i Drejtesise Bujar Nishani etj.

Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›