E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat në Egjipt, 91 femra të përdhunuara në sheshin ‘Tahrir’

KAJRO- Organizata Human Rights Watch ngre shqetësimin për situatën e pasigurisë në vend ku vetëm gjatë këtyre katër ditëve janë raportuar 91 ngacmime seksuale dhe përdhunime mbi gratë pikërisht në sheshin ‘Tahrir’ duke ngritur pyetje se 'përse policia nuk është në gatishmëri dhe a është presidenti Morsi duke ushtruar detyrën e tij'.

Kështu sipas të dhënave, vetëm të dielën janë kryer rreth 46 akte dhunë ndaj grave, 17 të hënën dhe 23 të martën. Shumë gra kanë mbetur viktima të rrahjeve, përdhunimeve, të goditura me karrige apo thika.

Falë grupit anti-përdhunim, në 31 raste u mundësua shpëtimi i femrave nga agresorët dhe nxjerrja e tyre nga sheshi Tahrir. Ndërsa disa të tjera janë rrahur për mbi 45 minuta dhe janë nxjerrë prej aty në gjendje të rëndë.

Edhe Organizta Amnesty International ka fajësuar forcat e sigurisë se nuk kane bërë sa duhet për të parandaluar aktet e dhunës dhe vrasjen e protestuesve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›