Protestat ne Izrael Netanjahu Masa per zbutjen e krizes

Qeveria e Izraelit tha se do të marrë veprime të shpejta për të ulur koston e jetesës, një ditë pasi rreth 270 mijë persona demonstruan në Tel-Aviv kundër rritjes së çmimeve. Kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të formojë një komitet të veçantë me ekspertë për t’u gjetur zgjidhje kërkesave të protestuesve.
Sipas tij, komiteti do të zhvillojë debate me grupet e interest, do të dëgjojë problemet e tyre dhe do t’i raportojë ato në qeveri, nga ku do të marrin zgjidhje. Mijëra izraelitë, kryesisht të klasës së mesme, dolën në rrugët e Tel Avivit, ku kanë valëvitur flamuj dhe kanë brohoritur “Drejtësi sociale për njerëzit”, “Strehimi nuk është një luks” dhe “Izraeli është shumë i shtrenjtë”.
Demonstratat filluan në mes të korrikut, shkaktare kostoja e lartë e jetesës. Liderët e protestës kanë bërë gati listën e kërkesave duke përfshirë këtu uljen me 16 % të taksës së shitjes dhe po ashtu edhe uljen e qirasë.