E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Kajro 7 viktima

Të paktën tre tanke dhe dy autoblindë të përdorur për transportin e trupave ushtarake janë vendosura para pallatit presidencial në Kajro. 
Ushtria egjiptiane ka rrethuar vendin ku një natë më parë ka pasur përleshje të dhunshme ndërmjet opozitës dhe mbështetësve të Morsit. Nga përleshjet kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Të arrestuarit janë më shumë se 300. 
Presidenti Morsi është detyruar të largohet nga zyra e tij si pasojë e përshkallëzimit të dhunës jashtë presidencës. 
Ndërkohë që drejtori i televizionit shtetëror ka paraqitur dorëheqjen e tij pasi është shprehur i pakënaqur nga mënyra se si po drejtohet vendi. 
Opozita vazhdon të kundërshtojë ashpër rrugën e ndjekur nga presidenti egjiptian, duke thënë se ai po shkel mbi gjakun e derdhur. 
Ndërkaq lideri I opozitës është akuzuar për grusht shteti. Denoncimi është bërë nga shkencëtari Sedik i cili dhe më parë kishte denoncuar faktin se sipas tij në procesin gjyqësor kundër Mubara, ai që u gjykua ishte kontrofigura e tij dhe jo ish presidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›